Poliklinika e Specialiteteve në Durrës gati për të hapur dyert, Rama: Do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë

18/06/2024 14:52

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Poliklinika e Specialiteteve në Durrës e cila është gati për t’u shërbyer.

Poliklinika do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar.

“Gati për të hapur dyert Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës, që do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA