“Mund të luanim më shumë, por…”/ Kombëtarja shqiptare humbi ndeshjen me Italinë, gazetari në “Top Arena”: U bë kaq dramë

18/06/2024 22:55

Gazetari Jetmir Halilaj bëri një reagim në lidhje me humbjen e kombëtares shqiptare në ndeshjen me Italinë.

Ai tha në “Top Arena” se e gjithë situata është përjetuar shumë, por nuk duhen bërë drama.

“Ka interes për ndeshjen. Tani jemi të fokusuar tek kombëtarja, ka efektin vet. Ne pezmatohemi herët, varet rezultati me Kroacinë nesër. Ne e kemi fituar europianin tonë. Se shoh që thonë pse u mundëm nga Italia…

Mund të bënim edhe një gjë më shumë, por e kanë përjetuar kaq shumë. Për ta bërë kaq dramë që na mundi Italia”, tha gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA