Kualifikimi i Shqipërisë kalon nga Kroacia, por skuadra e Modriç ka një rekord që duhet thyer

18/06/2024 15:35

Kuqezinjtë do të zbresin nesër në orën 15:00 në fushë në përballjen e Hamburgut përballë Kroacisë.

Të dyja skuadrat kanë humbur ndeshjet e para dhe kanë nesër mundësinë e fundit për të shpresuar në kualifikimin në fazën tjetër të Euro2024.

Ekipi i Silvinjos duhet të marrë patjetër 3 pikët përballë kroatëve, duke qenë se ndeshjen e fundit e kanë ndaj Spanjës dhe mundësitë për të marrë qoftë edhe një barazim mbeten të vogla.

Megjithatë, një statistikë e dalë së fundmi i jep pak shpresë kuqezinjve. Kroatët nuk kanë humbur asnjëherë në ndeshjen e dytë në grupet e kampionateve europiane dhe botërore.

Ajo ka fituar 7 herë dhe ka barazuar 5 herë të tjera në ndeshjen e dytë në grup, duke regjistruar rezultate të rëndësishme. Dy fitore 2-1 kundër Italisë, një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë, apo një tjetër 3-0 kundër Argjentinës janë pjesë e kësaj serie rezultatesh shumë të veçantë për Kroacinë, që ka ngjallur shpresë te tifozët e këtij ekipi.

Top Channel