24/11 21:11
Mbrojtësi i Portugalisë, Joao Cancelo, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Çekisë, për të cilën theksoi se pret të jetë shumë agresive.
“Pres një Çeki shumë agresive, me lojtarë shumë të fortë dhe me atletikë të shkëlqyer, të cilët do ta bëjnë shumë të vështirë lojën”-tha ai fillimisht.
Ndërsa i pyetur se kë sheh si favoritë për të fituar EURO 2024, mbrojtësi deklaroi se Gjermania dhe Spanja sipas tij janë pretendentët kryesorë.
“Gjermania dhe Spanja janë favoritët për të fituar këtë kompeticion, pastaj janë tre apo katër të tjera. Ne duhet të shfaqemi në formë shkëlqyer, ta fillojmë me këmbën e djathtë”-deklaroi Cancelo. /Supersport
Top Channel