“Vëlla, qëllo lojtarët dhe tifozët e Realit”, evitohet tragjedia e madh në Spanjë

17/06/2024 13:13

Terrorizmi është rikthyer për të kërcënuar futbollin spanjoll.

Sipas ‘El Confidencial’, shërbimet e informacionit “Guardia Civil” kanë zbërthyer javët e fundit një rrjet terrorist që synonte të sulmonte stadiumin “Santiago Bernabeu”!

Sipas planit “horror”, militantët do të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid gjatë festës së madhe. Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç duke pritur autobusin e Real Madrid. Dhe në mesazh shkruhej:

Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëlloji ata dhe tifozët e tyre” është urdhri ogurzi.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shenjëstronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, “ISIS”.

Shteti Islamik nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi, teksa krijoi jo pak panik prillin e kaluar duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Championsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA