Gazetari i njohur sportiv, Gëzim Sinemati është shprehur i pakënaqur për performancën e Shqipërisë në emisionin “Top Arena”.
Ai tha se në ndeshjen me Italinë, ndryshe nga sa u tha se Shqipëria e njeh mirë Italinë, sipas tij skuadra shqiptare ‘nuk njeh më veten’.
Gazetari u shpreh se dy më të pagabueshmit, trajneri Silvinho dhe Gjimshiti, ishin ata që gabuan në këtë lojë.
“Më e keqja është se ne flisnim para ndeshjes që ne e njohim Italinë, por ne nuk njohim veten tonë. Kemi një zhgënjim të madh. Këta radhë na kanë gabuar dy më të pagabueshmit, trajneri që na solli deri këtu dhe Gjimnishiti. Ka bërë goditje të pasaktë, nuk ishte i sigurt as simboli i sigurisë.
Është kollaj të thuash që u dallua Strakosha dhe Bajrami. Jemi për t’i treguar Europës pse kemi dalë të parët në grup, me ndeshjen e parë nuk ia vërtetuam dot. Gabuam shumë, del trajneri thotë jam i pakënaqur me rezultatin, por me lojën po.
Pse i pëlqen kjo lojë atij? E di pse janë mërzit njerëzit, se kanë prerë biletë me çmim katërfish, kur këta thoshin do mundim Italinë. Kursimet e jetës, ata që kanë shkuar atje. Me dy sulme gjithsej.”
Top Channel