“Tërmet” te Napoli! “Ylli” i sulmit kërkon largimin, klubi: Harroje!

17/06/2024 09:34

Edhe pse në pankinë ka ardhur një fitues si Antonio Conte, Khvicha Kvaratskhelia nuk dëshiron të qëndrojë te Napoli, pavarësisht se ka edhe tri vite kontratë me klubin italian.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se Kvara dëshiron të qëndrojë në Napoli. Ne duam të largohemi, por po presim fundin e Europianit për të mos shpërqendruar futbollistin”, deklaroi agjenti Mamuka Jugeli.

E ardhmja dihet, sulmuesi i majtë gjeorgjian, i cili të martën do të debutojë në Europian me kombëtaren e tij kundër Turqisë, ngulmon që të jetë pjesë e një skuadre që garon për fitimin e Championsit.

“Prioriteti është transferimi në një skuadër që luan në Champions”, thekson Jugeli, ndërkohë që edhe babai i 23-vjeçarit nga Tbilisi përsëriti pak a shumë të njëjtin koncept.

“Nuk dua që Kvicha të mbetet te Napoli. Sezonin e kaluar u ndërruan tre trajnerë, është e vështirë të luash në kushte të tilla”, shprehet Badri Kvaratskhelia.

Fjalë që janë pritur shumë keq në klub, me Napolin që ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, aty ku i kujton Kvarës se ndodhet nën kontratë dhe nuk mund të largohet kur t’i dojë qejfi.

“Në lidhje me deklaratat e agjentit të Kvaratskhelia, Mamuka Jugeli dhe babait të tij Badri, Napoli përsërit se lojtari ka edhe tri vite kontratë me klubin. Kvaratskhelia nuk është në merkato.

Nuk janë agjentët apo baballarët ata që vendosin të ardhmen e një lojtari nën kontratë me Napolin, por është klubi ynë që vendos!!! Fundi i historisë”./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA