Southgate: E vështirë kundër ekipeve që vetëm mbrohen, Bellingham “magjik”

17/06/2024 10:18

Jude Bellingham i dhuroi Anglisë tri pikët e para në Euro 2024 me golin e realizuar ndaj serbëve, triumf që u arrit me shumë vështirësi.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi fitoren, ndërkohë që pranoi se dueli nuk ishte aspak i lehtë. Pasi kundërshtarët vetëm mbronin sipas tij.

Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë.

Bellingham? Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë.

Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim“, u shpreh timonieri i ishullorëve.

Në anën tjetër, kapiteni Harry Kane u shpreh i lumtur për fitoren, ndonëse nuk arriti që të shënonte. Pasi traversa i mohoi festën personale në pjesën e dytë.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ata krijuan disa mundësi të mira, na vunë në vështirësi. Ne e merituam fitoren. Nuk duhet të harrojmë se në fazën e grupeve është i rëndësishëm vetëm kualifikimi”. 

Ndeshja e radhës për Anglinë në Euro 2024 do të jetë përballë Danimarkës. Në datën 20 qershor. Më pas takimi i fundit në grupin C kundër Sllovenisë (25).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA