Sondazhi i presidencialeve: Numra rekord amerikanësh refuzojnë si Biden ashtu dhe Trump në zgjedhje (fotot)

17/06/2024 18:20
Poster anti-Trump, anti-Biden, ne protesten ne Kaliforni, 2 qershor 2024.

Përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988, thuhej sot në një sondazh të analistëve të ‘Pew Research Center’ në SHBA.

Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë si rivale direkt.

Gjatë zgjedhjeve të 2020 numri i amerikanëve që përçmonin si Trump edhe Biden ishte në rreth 13%, sipas shifrave të Pew.

“Opinioni negativ i dyfishtë është faktori i rënies së mbështetjes për të gjithë kandidatët, nga të dyja partitë”, thuhet në deklaratën e anketuesve pas sondazhit të kryer në datat 13-19 maj, para vendimit të fajësisë për të birin e Joe Biden, Hunter.

Më 30 maj gjykata e New York shpalli Trump fajtor për falsifikim të dokumenteve në zgjedhjet e 2016 , ndërsa më 11 qershor, Hunter Biden u shpall fajtor për shkelje të ligjeve të armëmbajtjes.

Zgjedhjet e 2024 mbeten të konkurruara ashpër dhe akuza të dyfishta të rivalëve për paaftësi të njëri-tjetrit për poston,. që po shkaktojnë përçarje të mëtejshme mes amerikanëve, shkruan rrjeti vendas National Review.

FOTO GALERI
1/3
25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA