Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së parë të Conference League, me skuadrat shqiptare që do të mësojnë kundërshtarët e këtij raundi.
Klubi i Partizanit, përmes rrjeteve sociale ka publikuar emrat e rivalëve të mundshëm që mund t’i bien “Të kuqve” të kryeqytetit në këtë raund.
“UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE
Rivalët e mundshëm në raundin e parë kualifikues
GRUPI 3
Torpedo Belaz (Bjellorusi)
FK Aktobe (Kazakistan)
Marsaxlok (Maltë)
Mornar Bar (Mali i Zi)
Kalev Talinn (Estoni)
⏳️Shorti hidhet nesër në selinë e UEFA-së Nyon të Zvicrës ⏰️ 14:30”-njofton Partizani.
Vlen të theksohet se ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Conference League do të luhen në datat 11 dhe 18 korrik./ Super Sport
Top Channel