Mediat: Ligji i ri i ‘krimeve te urrejtjes’ shkakton zemërim mes irlandezëve (fotot)

17/06/2024 17:50

Kritikët thonë se ligji ka një “efekt shkatërrues ndaj lirisë së fjalës dhe mbyt debatin për çështje të rëndësishme shoqërore”.

Një ligj i ri i propozuar në Irlandë për “gjuhën e urrejtjes” është kthyer në një debat të ashpër mes qytetarëve, aktivistëve e politikanëve, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

Ligji ka tërhequr opinione të forta si nga kritikët ashtu dhe mbështetësit, madje është përmendur dhe nga manjati i teknologjisë Elon Musk që është përfshirë në disa beteja ligjore me qeveritë e Brazilit e Australisë, të cilat kërkojnë që rrjetet s tij të reduktojnë përmbajtjet e cilësuara si ‘dezinformim’, material i dhunshëm apo shprehje raciste.

Kritikat thonë se përkufizimi në ligj i shprehjeve të urrejtjes është shumë sipërfaqësor dhe kjo sjell hapësira abuzimi për mbrojtje apo njëanshmëri ndaj grupeve të ndryshme.

Partia politike Sinn Fein ka bërë thirrje për anulim të ligjit, edhe pse më herët e kishte mbështetur.

Ndërkohë shifrat e policisë në vend kanë regjistruar 651 “krime urrejtjeje” të kryera në 2023 –  në një rritje prej 12 përqind nga një vit më parë.

Ligji i ri raportohet se është në përmirësim i ligjit të 1989 për “nxitje të urrejtjes”, për çështje si shprehjet gjinore, ndaj njerëzve me paaftësi, apo për etninë e tyre.

Aktualisht BE nuk i kërkon shteteve anëtare legjislacion kundër krimeve të urrejtjes por ato duhet të përshtaten me disa parime të BE në lidhje me diskriminimin dhe promovimin e barazisë.

Mes kritikëve të tij është regjistruar dhe miliarderi Elon Musk, i biri i i ish-presidentit të SHBA, Donald Trump Jr, dhe senatori republikan JD Vance, nga Ohio që e ka quajtur “direktivë censure nga Kina, Irani apo Minmari”.

Kritikët argumentojnë se ligji është i paqartë mbi atë që përbën ‘shprehje urrejtje’ apo ajo që është gjinia njerëzore, duke u kthyer në një komandim inxhinierik të shoqërisë, që dënon irlandezët që shprehin mendimin e tyre për çështje të caktuara shoqërore./Al Jaseera/

FOTO GALERI
1/2
Një ligj i ri i propozuar në Irlandë për “gjuhën e urrejtjes” është kthyer në një debat të ashpër mes qytetarëve, aktivistëve e politikanëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA