Jo vetëm Roma, ish-i i Bayernit dhe Dortmundit i propozohet “Djallit”

17/06/2024 08:12

Nuk është vetëm Roma mes klubeve italiane të cilave i ishte propozuar Mats Hummels.

Mbrojtësi gjerman do t’i thotë lamtumirë Borussias së Dortmundit dhe do të dëshironte të qëndronte në Evropë, sa më afër Gjermanisë, madje pranë Mynihut, për të mos jetuar shumë larg familjes së tij.

Sipas asaj që raporton “Sky”, Hummels, protagonist i një sezoni të shkëlqyer edhe në Champions League, deri në finalen e cila më pas u humb kundër Realit të Madridit, i është propozuar edhe Milanit. Kuqezinjtë, megjithatë, duket se nuk janë të interesuar për një operacion transferimi të këtij lloji.

Histori ndryshe për Romën e Daniele De Rossit, i cili mendon konkretisht për një profil si ai i Hummels. Eksperiencë dhe cilësi me kosto zero./SuperSport

Top Channel