“I ofruam Messit 1.4 miliardë euro, por refuzoi”, a mund të besohet presidenti i Al Hilal?

17/06/2024 11:17

Në një intervistë për kanalin NIBC, presidenti i Al Hilal, Anmar Al Haili, zbuloi detajet e ofertës astronomike që bëri në verën e vitit 2023 për të nënshkruar me Lionel Messin.

Al Haili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për ta parë argjentinasin të vishte ngjyrat e klubit saudit, të trajnuar nga Jorge Jesus, dhe doli me propozimin kur lojtari ishte në fund të kontratës së tij me PSG.

“Ne kontaktuam Messin në fund të kontratës së tij me PSG-në. Ne i paraqitëm një propozim prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari refuzoi sepse familja e tij kërkonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti i Al Hilal, duke iu referuar kalimit të Messit teë Inter Miami.

“Është e habitshme që lojtari ishte në gjendje të refuzonte një ofertë kaq të madhe për shkak të familjes së tij. Ai ka arritur të bindë familjen, por nuk ka ngurruar të refuzojë. Ne e respektojmë këtë, sepse familja është më e rëndësishme se paratë”, përfundoi Anmar Al Haili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA