25/11 23:02
Redi Jupi u shpreh se në ndeshjen me Italinë, Kombëtarja jonë iu frikësua shumë kësaj skuadre.
Jupi tha se në ndeshjen me Kroacinë, Shqipëria duhet të futet në fushë me guxim.
“Mendoj se në atë ndeshje iu frikësuam shumë Italisë. Nëse ne rikthehemi prapë me guxim dhe besim për të bërë atë futboll që kemi bërë gjatë eliminatoreve mund të marrim diçka të mirë dhe nga Kroacia.
Nuk mendoj se me ndeshjen e parë ne duhet të kemi mendjen te kualifikimi, por ta kemi mendjen te performimi”, tha ai.
Top Channel