Avokati Genc Gjokutaj, anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo dhe analisti Ergys Mërtiri janë përfshirë në një debat të ashpër në “Top Story”.
Lënia e Sali Berishës ende non-grata nga Britania ka sjellë debat me tone të ashpra mes tyre.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Gjokutaj: Ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim sepse ambasadori thotë se do të ishte turp për Mbretërinë e Bashkuar që të anulojmë, të hiqet ky vendim.
Bozdo: Ambasadori ka thënë që nëse kjo kthehet cënohet reputacioni i Mbretërinë e Bashkuar. I korruptuar është vendimi.
Mërtiri: Na thoni që SPAK është i korruptuar, Rama i korruptuar… po na i nxirrni të gjithë të korruptuar, vetëm Berishën e nxirrni të pastër.
Gjokutaj: Nuk ju vjen zor (I drejtohet Mërtirit). Fol për procedurën, gjithë ky çun.
Mërtiri: Ai ka gjithë jetën që flet ashtu (për Berishën), mua më habit se si flet ashtu.
Gjokutaj: Mos e degjenero bisedën mor burrë. Bëhu serioz.
Top Channel