Brazilianët marshojnë në Sao Paulo për legalizimin e marijuanës (fotot)

17/06/2024 18:48

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo për të kërkuar dekriminliazimin e marijuanës, në një protestë kundër një amendamenti të propozuar që etiketon si “krim” zotërimin e çfarëdo sasie të bimës.

Protesta vjen dy muaj pasi senati me shumicë konservatore kërkon ‘ndjekje penale për këdo që zotëron marijuanë, sado e vogël të jetë sasia.’

Grupi i të drejtave ‘Human Rights Watch’ e quante ‘një hap i rëndë prapa’ ndaj të drjetave të njeriut, në kohën kur gjykata e lartë është duke vlerësuar dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Me votën e fundit në Mars pesë nga 11 gjykatësit e lartë votuan në favor të dekriminalizimit, dhe një patjetër votë në favor do të sillte aprovimin e tij.

Ndërsa licencat duhet në shkojnë në gjykatë për të miratuar ingredientin aktiv të bimës cannabidiol, i njohur ndryshe si CBD, për trajtimin efektiv të sëmundjeve si epilepsia.

Organizatori Michael Dantas, tha në protestë

“Jetojmë në një paradoks pasi marijuana është e legalizuar për të sëmurët dhe kushton 40 deri në 180 dollarë, kurse për një tjetër person ajo shërben si shkak për ta burgosur apo torturuar. Rreth 40 përqind e popullatës së burgjeve tona akuzohen per krime me droga te tilla”.

Nadhusca Sanches, bija e së cilës ka paaftësi dhe përdor marijuana për epilepsinë, tha për rrjetin AFP:

“Është e rëndësishme të kemi akses të ligjshëm dhe që unë të mund të rris bimët që shërojnë time bijë, të nxjerr vajin e tyre me dedikim e dashuri, sepse e dimë se mënyra e përdorimit të bimës është trajtimi i saj sa më mirë.”

FOTO GALERI
1/9
Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo për të kërkuar dekriminliazimin e marijuanës, në një protestë kundër një amendamenti të propozuar që etiketon si “krim” zotërimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA