“Partia Demokratike, më e madhe se çdo kryetar”, thotë deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, në një reagim për mediat pasi u largua nga grupimi i Lulzim Bashës, pasi ky i fundit humbi vulën dhe logon e partisë.

Përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook”, Çollaku thotë se ka refuzuar këdo që i ka kërkuar të braktisë PD-në, ndërsa bën thirrje për bashkëpunim mes atyre “që mbështesin dhe kundërshtojnë një kryetar”.

“Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo që më kërkon të braktis PD.
Unë besoj se PD duhet të jetë parti më e madhe se çdo kryetar.
Unë besoj se në PD, duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe ata që mbështesin një kryetar dhe ata që e kundërshtojnë një kryetar.
Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD.
Unë mendoj se për të zhvilluar dhe fuqizuar PD-në, dialogu, debati dhe përballja duhet të ndodhë me dinjitet brenda PD-së, jo duke e braktisur PD-në.
Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizëm nga kushdo”.

Me vendimin e Apelit, vula dhe logo e Partisë Demokratike kalon në duart e Sali Berishës. Rrjedhimisht, në krah të ish-kryeministrit, po kalojnë deputetët, të cilët, deri më tani, mbështesnin Lulzim Bashën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA