VIDEO/ Weghorst “shpëton” Holandën, “Tulipanët” fitojnë me përmbysje në Hamburg përballë Polonisë

16/06/2024 16:53

Holanda ka arritur të fitojë me përmbysje në takimin e parë të Grupit D, duke mundur në Hamburg Poloninë.

Sfida nis më mirë për polakët, të cilët gjetën rrjetën në minutën e 16’ me Buksan, ndërsa barazimi erdhi nga Gakpo në minutën e 29’.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me raste nga të dyja skuadrat, teksa goli erdhi vetëm në minutën e 83’ nga Weghorst, i cili shënoi me topin e parë që preku pasi u fut në lojë, me rezultatin që shënoi më pas 1-2.

Kështu Holanda shkon në kuotën e 3 pikëve, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi do të jetë ai i nesërmi midis Austrisë dhe Francës në orën 21:00.

POLONI 1-2 HOLANDË

Buksa 16′ / Gakpo 29′, Weghorst

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Holandës!

83′ Goool Holanda! Ake pason për Weghorst dhe goditja e këtij të fundit shkon në rrjetë. (VIDEO)

73′ De Vrij godet me kokë, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

65′ Dumfries provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

29′ Goool Holanda! Gakpo tenton me një goditje nga jashtë zone, me topin devijohet për në rrjetë. (VIDEO)

16’ Goool Polonia! Zielinski dhuron asist, Adam Buksa gjen rrugën drejt rrjetës me një goditje me kokë dhe shtang Holandën. (VIDEO)

1′ Nis sfida!

Formacionet zyrtare:

Top Channel