Shumë të vështirë e cilësoi përballjen me mesfushën italiane, trajneri Sylvinho.

Në një prononcim për Sky Sport, pas humbjes 2-1 ndaj të kaltërve, ai tregoi se çfarë nuk funksionoi te kuqezinjtë e tij.

Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re.

Nuk i bëm dëm Italisë. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho.

Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh.

Menduam të qëndronim gjithmonë në ndeshje deri në fund, por ishte shumë e vështirë t’ia hiqnim qarkullimin e topit Italisë. Mund të kisha shtuar një mesfushor tjetër, por gjithsesi do të ishim tërhequr në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë për ne të riniseshim dhe të dilnim në kundërsulme, u kthyem shumë në mbrojtje”.

Zëvendësimet? “Të gjithë ata që u futën nga pankina, bënë shumë mirë“, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA