“Mbroni atdheun, bëni fëmijë”/ Kosovë, falja e Kurban Bajramit, klerikët japin mesazhe edhe për paqen

16/06/2024 11:56

Besimtarët e fesë islame po kremtojnë festën e Kurban Bajramit edhe në Kosovë.

Pranë xhamive dëgjuan ligjërata e klerikëve me mesazhet për mbrojtjen e atdheut, solidaritetit me nevojtarët por edhe më shumë zhvillim ekonomik. Kurse, çiftet bashkëshortore u ftuan që të kenë më shumë fëmijë.

“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe …. kurban bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret“, u shpreh Naim Tërnava, myftiu i Kosovës.

Ai po ashtu luti Zotin që të rikthej paqen në Palestinë dhe Ukrainë, derisa shtoi se.

“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, qiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykoj e ardhmja e vendeve tona”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA