Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij përballë Serbisë. Ai tha se ekipi i tij duhet të vuante pak, por performanca i pëlqeu.
“Ata janë një ekip i fortë. Ne duhej të vuanim pak, gjë që mendoj se është shumë mirë për ne. Mendoj se mbrojtja në zonë ashtu siç bëmë ishte shumë mirë për ne. Unë isha vërtet i kënaqur. Ne nuk e menaxhuam aq mirë sa do të doja, por të fitojmë është shumë e rëndësishme.
Bellingham? Ai shkruan skenarin e tij. Koha e vrapimeve të tij. Ishte një lojë e shkëlqyer në ndërtimin e lojës së tij. Mendoj se të gjithë lojtarët tanë sulmues dukeshin shumë mirë.
Kam besim se do të shënojmë gola. Të luash kundër një mbrojtësi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe ne e bëmë. Më pëlqeu fakti që duhej të vuanim pa top sepse kjo është një fushë për të cilën kemi punuar shumë këtë javë”, tha Southgate pas ndeshjes.
Top Channel