Bastoni: Nisje “horror”, bravo për reagimin! Spanja? Dimë si ta godasim

16/06/2024 10:37

Alessandro Bastoni realizoi një nga golat e Italisë në triumfin 2-1 kundër Shqipërisë në duelin debutues të dy Kombëtareve në Euro 2024.

Në deklaratën pas ndeshjes, 25-vjeçari kampion Italie me Interin, analizoi takimin kundër kuqezinjve të Sylvinhos, teksa u ndal edhe te Kristjan Asllani.

Ishte shumë e rëndësishme si fitore, pasi e nisëm ndeshjen shumë keq. Më keq se aq nuk mund ta fillonim. Gjithsesi, ne u treguam të zotët që reaguam menjëherë duke e vendosur ndeshjen në binarët e duhur.

Goli i pësuar? Nuk mendova asgjë, ndodhin momente të tilla në futboll. Rëndësi ka të reagosh dhe të marrësh kontrollin e ndeshjes.

Mund të shënonim gola të tjerë, por e pamë se çfarë ndodhi në fund… Duhet të jemi më cinikë në takimet e ardhshme.

Shumë interistë në fushë, si ishte ta shihnit Asllanin në krahun tjetër? Shumë bukur, por në fushë nuk shihet askush në fytyrë. Në fund u përshëndetëm me Kristjanin”.

Në fund një koment për Spanjën, ndeshjen e ardhshme në Euro 2024. Mbrojtësi i Interit nuk i trembet iberikëve, pavarësisht se e nisëm me një sukses 3-0 ndaj Kroacisë.

I dimë pikat e tyre më të forta, por do të përqendrohemi më shumë te pikat e dobëta. Do të dimë si t’i godasim spanjollët”, theksoi Bastoni.

Top Channel