23/11 20:33
Ish-sulmuesi i Arsenal-it dhe Everton-it, Kevin Campbell është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Mediet britanike bëjnë me dije se Campbell u sëmurë në fillim të këtij muaji, e cila i mori shumë shpejt jetën.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Arsenal bën me dije se ish-sulmuesi nuk ia doli të fitojë ndeshjen me të rëndësishme, atë për jetën e tij.
“Jemi të shkatërruar kur mësuam se ish-sulmuesi ynë Kevin Campbell ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër. Kevin u adhurua nga të gjithë në klub. Të gjithë ne po mendojmë për miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë. Pusho në paqe, Kevin”,-njoftoi Arsenal. /Supersport
Top Channel