Vjehrra e ardhshme e një ‘heroi spontan’ që sulmi me guxim një grabitës të armatosur dyqani në Skoci, e ka quajtur dhëndrin e saj të ri “një djalë i dashur, me të cilin nuk bëhet shaka”.
Bob Bell u regjistrua në kamera teksa neutralizonte grabitësin në arkën e dyqanit të lojrave ku punonte në Dunfermline, Skoci, pasi vjedhësi i kishte drejtuar pistoletën koleges së tij.
Dotingly Alison Irvine tha sot për rrjetin vendas MailOnline: “Bob ashtu tipi është. Nuk tallesh dot me të dhe nuk duron dot kur dikush keqtrajton të tjerët”.
Ajo shtonte se së shpejti Bob do të martohet me bijën e saj Kimberly.
Gruaja shtonte: “Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë për të. Është një djalë i dashur dhe do të jetë një shtesë e mrekullueshme për familjen tonë. Kur mora vesh atë që kishte ndodhur në dyqan i telefonova për t’i thënë sa veprim të mirë që kishte bërë”.
“Ai u përball me një burrë të armatosur për të shpëtuar kolegen deh jam krenar që do të jetë dhëndri imi ardhshëm, bashkëshorti i bijës time”.
Gjatë ngjarjes, disa sekonda pas shfaqjes së grabitësit, Bob vrapoi te arka dhe e sulmoi duke e goditur në kokë kur grabitësi nuk e kishte mendjen.
Anëtarë të tjerë të stafit erdhën më pas për të ndihmuar dhe rjedhimisht e çarmatosën grabitësin duke e mbajtur përtokë.
Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin i cili qe armatosur me një pistoletë me saçme, edhe pse Bob nuk e dinte këtë.
Grabitësi i kishte vendosur armën në fytyrë gruas në banak duke i kërkuar të dorëzonte qesen e parave. Gruaja refuzoi dhe grabitësi hyri në arkë ku më pas u sulmua nga Bon.
“Kompania tha në një deklaratë: “Bob i cili punon në dyqan, nuk hezitoi të ndihmonte kolegen Cheryl, e cila gjithashtu i rezistoi grabitësit duke mos dorëzuar paratë. Aisha e Usman ndihmuan për të ndaluar dhe çarmatosur grabitësin. Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina te kuqe. Falemnderit”, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel