Vdekjet në fushëbetejat e botës 3 vitet e fundit arrijnë më të lartën e 30 viteve, thotë studimi norvegjez (fotot)

15/06/2024 16:46
Palestineze ne zi per viktimat e sulmit ajror ne kampin Deir al-Balah kesaj jave

Vdekjet nga konfliktet civile dhe luftërat në të gjithë botën tre vitet e fundit, kanë arritur nivelin më të lartë të tre dekadave të fundit, thotë një raport i fundit.

Studimi i Institutit të Paqes në Oslo (Prio) tregonte se numri vdekjeve në fushëbetejat e hapura në vende të ndryshme është më i larti në 30 vitet e fundit (pa llogaritur 2024), i nxitur nga lufta në Ukrainë, bombardimet izraelite në Gaza apo konfliktet e reja në Afrikë, kryesisht luftën civile në rajonin Tigray të Etiopisë.

Në 2024 numri i vdekjeve njerëzore raportohet se ka pësuar rënie prej një armëpushimi në  Tigray, ku deri në vitin 2023 ishin regjistruar më shumë se 100 000 vdekje të lidhura me konfliktin. Këtyre i shtohen rreth 100 000 ushtarakë e civilë të vrarë në Ukrainë dhe 23,000 të vrarë në Gaza vetëm në tre muajt e parë të konfliktit deri në fund të 2023.

Studimi tregonte se numri i global i konflikteve është rritur në mënyrë të konsiderueshme duke arritur në 59 zona të ndryshme konflikti në 34 shtete.

Raporti nuk thoshte se si lindin apo nxiten konflikte të tilla, të cilët inkurajojnë tregtinë e armatimeve dhe pajisjeve të luftës.

Autori i dokumentit Siri Aas Rustad, tha: “Dhuna e armëve në botë është çuditërisht në nivelet më të larta ndonjëherë … shifrat sugjerojnë se panorama e konflikteve po bëhet më komplekse dhe e pakuptueshme, me më shumë aktorë konflikti që operojnë brenda një shteti”.

Ai shtonte: “Vitet e fnudit kemi parë shumë konflikte njëkohësisht me njëra-tjetrën …– Gaza, Ukraina dhe para tyre Etiopia. Kjo është kthyer në një konkurrencë ndërkombëtare mes fuqive të mëdha, për palët që ata mbështesin dhe ku shkojnë paratë që ushqejnë luftën. Është një mjedis ndërkombëtar shumë i ashpër”.

Rustad shtonte se më parë kjo ishte kryesisht prej grupeve si Shteti Islamik apo organizatave të tjera që po zgjerohen në vende si Lindja e Mesme, Afrika e Azia, por arsyet e vërteta janë gjithnjë të paqarta.

Afrika ishte aktualisht zona me numrin më të lartë të konflikteve, me 28 zona të veçanta, ku kishin vdekur 330,000 njerëz prej vitit 2021.

Kontinentet amerikane ishin qendra e konflikteve jo-shtetërore me 36 zona, dhe 14,000 vdekje në tre vitet e fundit, thuhet në dokument, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Numri i viktimave te konfliktit ne Jemen po arrin 100 000

Top Channel