Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Iduna Park” në mbështetje të heronjve kuqezi në duelin e parë në Euro 2024.
Kundër kampionëve në fuqi të Italisë (21:00).
Tifozat Kuq e Zi kanë lajmëruar anëtarët dhe jo vetëm në lidhje me ndryshimin e vendtakimit përpara duelit ndaj të kaltërve.
NJOFTIMI I TKZ-SË
Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anulohet!
Në koordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar: 14:00, por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45. Me këtë itinerar:
Kampstraße – Rheinische Straße – Mollerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.
Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.
Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI! 🇦🇱/ Super Sport
Top Channel