Ndërron jetë në moshën 26-vjeçare Matija Sarkic, portieri i kombëtares së Malit të Zi, i cili ishte pjesë e Millwallit në Championship.
Ngjarja e hidhur ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Budva, teksa raportohet se “gardiani” është përballur me probleme shëndetësore. Që i kanë marrë jetën më pas.
Sarkic debutoi në 2019 me kombëtaren e Malit të Zi, teksa në datën 5 qershor ishte titullar në miqësoren ndaj Belgjikës. Sfidë ku ishte më i miri i skuadrës së tij.
“Të gjithë në klub dërgojnë gjithë dashurinë dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Matijas në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtuar.
Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë moment. Dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes së Matijas”, lexohet në komunikatën e Millwallit. /Supersport
Top Channel