Portieri i Spanjës, Unai Simon ka dhënë një intervistë për mediet para ndeshjes së parë në EURO 2024, që kjo skuadër do e luajë kundër Kroacisë.
Portieri spanjoll e vendosi fokusin te qëllimi i “furisë së kuqe”, ndërsa theksoi se duan trofeun e Kampionatit Europian.
Teksa sa u përket kundërshtarëve në grup ai shtoi se Italia është shumë e rrezikshme, ndërsa theksoi se asnjë nuk duhet nënvlerësuar, pasi sipas tij edhe Shqipëria është një rival i vështirë.
“Qëllimi ynë është vetëm një, fitorja e Kampionatit Europian. Grupi ku jemi është shumë i komplikuar. Italia dhe Kroacia ishin në katërshen finale të Nations League një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dyja, por niveli është i lartë. Është e vërtetë që Italia ka ndërruar trajner, por mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm, është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime edhe sepse Shqipëria mund të ketë me më pak emër, në letër, mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë ende një ekip i shkëlqyer dhe nëse janë aty është sepse e kanë merituar”, deklaroi Unai Simon./ Super Sport
Top Channel