Të shtunën në “Iduna Park” luhet Shqipëri-Itali, e vlefshme për Grupin B të Europianit 2024.

Në një bisedë për mediet, Buffon që mban edhe rolin e trajnerit të portierëve te Italisë dhe si ambasador, tha se nuk do e kenë të lehtë ekipi italian, pasi kuqezinjtë janë një ekip që janë rritur shumë.

“Luajmë kundër Shqipërisë, më pas me Spanjën dhe Kroacinë. Në letër ndeshja me Shqipërinë është më e favorshmja, por unë mendoj se është më delikatja. Të gjitha ndeshjet janë të vështira në Evropian. Është një kombëtare (Shqipëria) që po rritet dhe më pas mos harroni tifozët.

Në Euro 16 të gjitha ndeshjet e tyre ishin me 80 për qind shqiptarë në stadium, edhe në Dortmund pres një gjë të tillë. Do jetë ndeshje delikate”, tha Buffon.

Italia do të synojë mbrojtjen e titullit, ndërkohë që Shqipëria kërkon të bëjë surprizën e madhe.

 

@supergol.tv Buffon i trembet Shqipërisë, ish kampioni i botës: Sfida do të jetë delikate! 🔥🇦🇱 #albania #euro2024 #shqiperi #shqipe #shqip #italy #buffon ♬ Intro – The xx

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA