Matura Shtetërore 2024/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja linku ku mund të gjeni notat

14/06/2024 15:43

Notat e provimit të parë të Maturës Shtetërore, Gjuha e Huaj janë publikuar këtë të premte.

Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore:

https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D3.pdf

Deri më tani janë zhvilluar dy provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj dhe Gjuha Shqipe e Letërsia.

Të dyja provimet u shoqëruan me incidente, ku brenda 30 minutash teza e provimit u fotografua dhe më pas u publikua në rrjete sociale.

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë ngelur pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA