Industria tradicionale e thurrjes së dantellave lufton për mbijetesë në Francë (fotot)

14/06/2024 19:25

“Është e qartë jemi në një periudhë lufte për ta mbajtur gjallë këtë industri”, thotë mjeshtri Christophe Machu, drejtues i fabrikës së dantellave Solstiss, të njohura në të gjithë botën për finesën e tyre.

Prodhuesit francezë të dantellave në zonën e Calais e Caudry në veri të vendit kanë përfituar nga ekskluziviteti dhe masat kundër falsifikimit, por përsëri aktiviteti është në rënie dhe ata tremben se industria do të zhduket.

Makineritë e rënda prodhojnë prej gati dy shekujsh dantellat delikate teksa operatorët e tyre kërkojnë të transmetojnë zanatin të brezat e rinj, edhe pse është një luftë për mbijetesë.

Me gishtat e nxirë nga makineria dhe gjestet e llogaritura milimetrike, 26 vjeçari Rémy Dumont, 26, riparon fijen e qepjes në makinerinë e vjetër gjigante që thurr njëkohësisht me 15,000 të tilla.

Ai dhe vëllai i tij Anthony po ndjekin rrugën e babait të tyre që punonte këtu para se të dilte në pension.

“Në fillim mendoja se nuk do t’ia arrija kurrë, por gjithçka mesohet!”, pranon dhe 29 vjeçari Anthony Dumont, 29, nga qyteza Dentelle në Calais, ku bashkë me vëllanë po mësojnë të përdorim thurreset e trashëguara nga e kaluara.

Makineritë e shekullit të 19-të ishin shpikur në Angli dhe më pas u perfeksionuan në Francë në 1837 me sistemin Jacquard, që lejon shtimin e dekorimeve.

Por megjithë automatizimin e tyre, “prezenca e dorës dhe e syrit njerëzor janë thelbësore, dhe kjo e bën industrinë të shkëlqyer”, shkruan specialistja e modës Lydia Kamitsis, në një libër të veçantë për këtë sektor.

Grupe luksoze tekstili dërgojnë porositë e tyre në Calais-Caudry por në dhjetior kontraktuesit kryesorë në Desseilles, shkurtuan 50 vende pune.

“Kompanitë e mëdha nuk kanë prodhuar gjithmonë këtu, edhe ato po blejnë tashmë në Azi”, ankohet Christophe Machu, familja e të cilit ka punuar me dantellat prej tre gjeneratash.

“Nevojitet një volum i caktuar pune poshtë të cilit nuk ruajmë dot mjeshtrinë apo t’ua kalojmë të tjerëve, nëse mungon një hallkë e procesit të prodhimit ai nuk ruhet”.

Prej mungesës së porosive të mjaftueshme, Solstiss ka kalua tashmë në aktivitet të pjesshëm, duke punësuar njerëzit për vetëm 28 orë në janë.

“Është duke u zhdukur,” thotë Alexandra Ledieu, e cila korrigjon me gjilpërë defektet e dantellave që dalin nga makineria, duke shtuar se është e sigurtë që nuk do të ketë një tjetër pronar pas atij aktual, shkruan rrjeti vendas AFP.

FOTO GALERI
5/10
Grupe luksoze tekstili dërgojnë porositë e tyre në Calais-Caudry por në dhjetior kontraktuesit kryesorë në Desseilles, shkurtuan 50 vende pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA