Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut bëhet thirrje për sa më shumë dhurues vullnetarë.

Këtë vit janë regjistruar 40% më shumë dhurues por nevojat për gjak ende mbulohen nga familjarët dhe dhuruesit vullnetarë. Dhuruesit e gjakut do të kenë disa lehtësira nëpërmjet karta se dhuruesit që po diskutohet.

Kjo autoambulancë mundësuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim do të shkojë kudo për qytetarët që duan të dhurojnë gjak dhe është investim prej 1 milionë 400 mijë euro.

“Financimi nga ana e Kooperaciont italian e kësaj njësie lëvizëse për dhurimin e gjakut është një instrument i rëndësishëm që do t’u mundësojë edhe banorëve të zonave të largëta të dhurojnë . Jemi dukë bërë hapa përpara për krijimin e një kulture dhurimi gjaku. Dhe shpresoj që ky mesazh të përhapet tek të rinjtë brenda shkollave. Ata janë e ardhmja e vendit”, tha Stefania Vizzaccaro, Drejtoreshë e Agjencisë Italiane për bashkëpunim dhe Zhvillim.

Top Channel