Video/ Izraeli përdor katapulta për të ndezur zjarre në pyjet e Libanit mes tensioneve me Hezbollah (fotot)

13/06/2024 18:02

Ushtria izraelite raportohej se përdorte armë mesjetare për të ndezur zjarr në pyjet në jug të Libanit, duke thëne se e bënte “për të ekzpozuar militantët e Hezbollah” që fshiheshin në zonat pranë kufirit.

Pas publikimit të pamjeve online, agjencia vendase ‘Times of Israel’ tha se ushtria po përdorte një ‘’trebuchet, tip i avancuar i katapultës që përdorej në Mesjetë për të lëshuar mjete ndezëse në zona të pyllëzuara, në anën libaneze të kufirit.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmonte përdorimin e armës së zjarrit teksa shtonte se ishte një  “iniciativë lokale dhe se nuk përdorej gjerësisht nga ushtria”.


Gati tetë muaj pas sulmeve të rënda në Gaza, forcat izrealite kanë vrarë gjithashtu 467 njerez në Liban, shumica militantë por rreth 100 prej tyre civilë, shkruan rrjeti AFP.

SHBA thotë se po përpiqet të parandalojë një luftë të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollah, duke thënë se kjo do të shkaktonte ndërhyrje nga Irani për të luftuar me Hezbollah./Newarab/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA