“Shqipëria e meriton të jetë në Europian”, sulmuesi italian kundër trajnerit: Nuk jam një përtac!

13/06/2024 18:23

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë.

Lojtari që aktivizohet me Atalantën në Serie A, theksoi se përsa kohë Shqipëria është kualifikuar në Europian atëherë duhet trajtuar me seriozitet ashtu si çdo kombëtare tjetër. Ndër të tjera, Scamacca shtoi se ai nuk është një përtac në fushë pavarësisht se ky emërtim vjen nga trajneri Luciano Spalletti.

“Jemi një grup me lojtarë të rinj, por është koha të tregojmë veten. Jemi gati dhe forcën tonë do ta tregojmë në Europian. Unë ndjehem mirë dhe shpresoj që ta ndihmoj skuadrën të shkoj sa më larg.

Çfarë më frikëson nga Shqipëria? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse në këtë pikë nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse që janë këtu, janë me meritë dhe kjo do të thotë se kanë cilësi. Italia duhet të përqëndrohet te vetja dhe të shprehë më të mirën në fushë.

Spalletti tha se jam një përtac? Derisa kam ardhur këtu me Italinë do të thotë se nuk jam i tillë. Por, jam i bindur se trajneri e ka thënë këtë për të më motivuar dhe për mua nuk ka problem. Megjithatë, e theksoj se nuk jam një përtac”, u shpreh Scamacca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA