Një gjerman do të mbajë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali, i pari për kuqezinjtë në Euro 2024.

Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho është pjesë e grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia.

Të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si arbitrin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.

I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.

Zwayer mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat e kategorisë elitare nga UEFA./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA