Marrja në pyetje e audituesit të KLSH, Bexhet Beqiri në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi është shoqëruar me debate.
Ndreca: Nuk mund të vlerësosh pyetjet e një anëtari komisioni, nuk je këtu për të audituar se më duket e ke ngatërruar çështjen, je këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve. Të sugjeroj as mos të bëhesh palë as mos të marrësh krah. Je nën përgjegjësi ligjore për këtë çështje. S mund të më thoni është pyetja brenda apo jo objektit të komisionit. Pyetja ishte a i keni marrë ato kualifikime që thatë brenda KLSH, si pasojë e një procesi kualifikimi në institucion apo jashtë tij
Beqiri: Po, këto pyetje që po më bëni s’mi keni bërë kur ju kam audituar, më keni pranuar si auditues, apo jo.
Vokshi: Prandaj e keni si duket personale.
Ndreca: Meqë më paskeni audituar raporti ka qenë aq i shkëlqyeshëm sa unë s’të mbaj mend as fytyrën dhe as emrin.
Vokshi: Je në konflikt interesi, nuk mund ti bësh pyetje
Ndreca: Po bëheni qesharakë.
Vokshi: Nuk shfrytëzon dot postin e nënkryetarit për të intimiduar auditorët e KLSH. Është hakmarrje për raportet e KLSH kur Ndreca ka qenë në Ministri të Arsimit.
Ndreca: Nuk kam asgjë personale me askënd, zotëria ka bërë detyrën e tij.
Top Channel