Ish-deputetja Rudina Hajdari në një lidhje me skype në emsionin “Breaking” në Top News komentoi situatën brenda PD, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e partisë.
Ajo theksoi se Partia Demokratike duhet të ketë një lidership të ri në zgjedhjet e 2025-ës dhe se ka nevojë për reformim e vizion të qartë.
“Ne si demokratë kemi vlerat tona mund të falim dhe të ecim para, disa muaj më parë kur flisnim për bashkim ishte diçka që nuk e imagjinoje dot, tani jemi në kushtet që PD është kthyer disi në normalitet dhe kemi një sfidë të jashtëzakonshme para, kemi zgjedhjet e përgjithshme në 9 muaj. PD duhet padyshim të ndezë motorat të bëjë një reformim të thellë të strukturës, nj hapje të mbledhë figura të ndryshme dhe sidomos të reja dhe të hapë garën brenda PD.
Flas për lidershipin e PD, Kryesinë, pikë së pari në këtë pikë që jemi do të ishte e udhës të thërrisnim kongresin e PD, hapat e duhur na e kërkon dhe statuti për të bërë një reformim të thellë, për të modernizuar PD, në zgjedhjet e 2025 duhet të vijmë në pushtet, por si vihet në pushtet, duhet të pyesim jo vetëm anëtarët por të gjejmë dhe një strukturë të gjerë. Duhet një vizion i qartë, lidershipi i tanishëm duhet të japë një ide se cilat do jetë hapat që do të merren në këto muaj që kanë ngelur. Berisha ka treguar se sido që të jenë kushtet ai di të manovrojë, të gjejë mundësin dhe të përçojë mesazhet nëpërmjet kanaleve të ndryshme teknologjike. Ajo çfarë është e rëndësishme për momentin, duhet të shikojmë se si do të zgjedhim liderishp të ri, duhet të ketë një lidership të ri në zgjedhjet e 2025, mund të kemi shanse për të pasur një garë të fortë.
E shkuara duhet të jetë një mësim që mos të bëjmë gabimet në të ardhmen. E di që do të jetë një sfidë e vështirë, Berisha ka peshën e tij brenda PD, është një person i cili ka vlerë dhe peshë gati shumë hyjnore brenda PD, është udhëheqës shpirtëror i shumë demokratëve, por kjo s’do të thotë që s’kemi kapacitet në parti dhe të kemi një pasardhës”, tha Hajdari.
Top Channel