Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po mban një konferencë për shtyp pasi dëshmoi për tre orë në SPAK.
Ai zbuloi për publikun disa prej pyetjeve të drejtuara nga prokurorët e posaçëm të SPAK.
Meta: Unë u thirra në cilësinë e denoncuesit kryesor të Rama formës që u bë me 140 vota, i thirri të gjithë ata dhe u detyruan ta firmosnin me 140. Kemi Gjykatë Kushtetuese që ka bërë 99% të vendimeve pro qeverisë dhe kundër qytetarëve shqiptarë. Si denoncues i aferës së detit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën, një ditë para se të lija detyrën e presidentit i dërgova letër individuale çdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje kaq madhore.
Nuk kam pasur asnjëherë besim tek SPAK sepse qëkur u krijua u krijua në mënyrë të paligjshme, kryeprokurorja a u zgjodh me 69 vota nga 84 që kishte Kushtetuta a bëri emërime, ndërrime, a u zgjodh KLP, SPAK a nuk doli nga KLP, si do të kisha besim tek SPAK. Nuk ka asnjë arritje të SPAK, ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita, ka reaguar me vonesë për inceneratorët dhe çdo gjë tjetër.
Meta: Seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh ti Ilir Metën a njeh ti Alberto Rancini. Ç’është ky emër, por nga përgjimet del që ky të ka bërë dhuratë për ditëlindjen para 10 vitesh kur e bëre tek bregu i detit, t’ka bërë palma nga telefonata. Alberto i luleve i thash, po shkoni shikojeni tamam, u bë dekori dhe i mori ditën tjetër prap me vete. Si mund t’i thuash ti Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalzit që i ka dhënë zhvillim gjithë zonës atje.
Më pyesin mua për Alberton ata?! Nuk ka këllqe Altin Dumani të zbardhë dosjen e McGonigal.
A njeh filanin? Unë e njoh si Albertin e luleve, ‘Del tek përgjimet që të ka bërë dhuratë, të ka bërë lule’, ça ditëlindje, ai ka sjellë palmat kjo ishte dhurata që u bë në rërë, për 17 vendimet e Edi Ramës e keni parë të shkojë ai të pyetet?!
Top Channel