Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, këshillon çiftin Meta-Kryemadhi të mos komunikojnë në telefon me njëri-tjetrin.
I ftuar në “Top Story”, Karamuço u shpreh se fakti që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund të jenë të ndarë dhe akuzojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, e bën më të lehtë hetimin për prokurorët e posaçëm.
“Hetuesit dhe prokurorët në rastin e këtij çifti, janë shumë të gëzuar, sepse atë që duhet ta nxisin në mënyrë artificiale, që i kthejnë kundër njëri-tjetrit. E kanë të gatshme, sepse çifti është ndarë, ajo që përflitet. Rëndojnë të dy pozitën e njëri-tjetrit, për shkak të shumë problemeve dhe rezervave të mbartura që kanë në jetë. Nëse janë të veçuar dhe nuk takohen fizikisht, unë i këshilloj të mos flasin shumë në telefon. Ka ndryshuar dhe mënyra si hyhet në SPAK, dorëzojnë telefonin, heqin orën, spilat, madje dhe rripat që kanë togëza shumë të trasha, sepse ka pasur raste më parë kur kanë tentuar të marrin audio nga çfarë flitet aty dhe me këtë histori, është ndërprerë”.
Sipas Karamuços, ish-presidentit po i bën një hetim i thelluar pasuror.
“Me çdo gjë pemët, lulet, madje dhe një si dasmë që ka bërë. Të gjitha këto kanë një faturë dhe faturat po hetohen sot”.
Top Channel