GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi
13/06/2024 13:06
Gjykata e Posaçme ka vendosur 1 vit burg ndaj ish kryetares së Bashkisë Libohovë Luiza Mandi, në akuzë për shpërdorim detyre.
Mandi është gjykuar në mungesë në GJKKO, dhe nëse vendimi do marrë formë të prerë do të vuajë 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjykimi ndaj Mandit ka ardhur pas një kallëzimi që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Qytetari kishte marrë premtimin nga vetë kryetarja e Bashkisë se pronat do të riktheheshin në gjendjen fillestare, por kjo nuk ka ndodhur.
Top Channel