Pas debateve të ashpra mes kryetares, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, anëtarët e maxhorancës janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi e zhvilluar këtë të enjte.
Debati nisi kur gjatë marrjes në pyetje, audituesi i KLSH, Bexhet Beqiri tha se ka audituar Ndrecën, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj se nuk e mbante mend as emrin dhe as fytyrën.
Debati i plotë:
Ndreca: Nuk mund të vlerësosh pyetjet e një anëtari komisioni, nuk je këtu për të audituar se më duket e ke ngatërruar çështjen, je këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve. Të sugjeroj as mos të bëhesh palë as mos të marrësh krah. Je nën përgjegjësi ligjore për këtë çështje. S mund të më thoni është pyetja brenda apo jo objektit të komisionit. Pyetja ishte a i keni marrë ato kualifikime që thatë brenda KLSH, si pasojë e një procesi kualifikimi në institucion apo jashtë tij
Beqiri: Po, këto pyetje që po më bëni s’mi keni bërë kur ju kam audituar, më keni pranuar si auditues, apo jo.
Vokshi: Prandaj e keni si duket personale.
Ndreca: Meqë më paskeni audituar raporti ka qenë aq i shkëlqyeshëm sa unë s’të mbaj mend as fytyrën dhe as emrin.
Vokshi: Je në konflikt interesi, nuk mund ti bësh pyetje
Ndreca: Po bëheni qesharakë.
Vokshi: Nuk shfrytëzon dot postin e nënkryetarit për të intimiduar auditorët e KLSH. Është hakmarrje për raportet e KLSH kur Ndreca ka qenë në Ministri të Arsimit.
Ndreca: Nuk kam asgjë personale me askënd, zotëria ka bërë detyrën e tij.
Ndreca: Je askushi
Vokshi: Pse u skuqe, pse u shqetësove?
Ndreca: Nëse do më lësh të bëj detyrën tonë. Nuk e vlerëson ti, e vlerësojnë qytetarët e Shqipërisë, punën time s’e vlerëson ti se Zoti na ruajt po ta vlerësoje ti.
Vokshi: Po shantazhon dhe kërcënon dëshmitarin vetëm për t’u hakmarrë për raportin që KLSh kur ke abuzuar në Ministrinë e Arsimit.
Ndreca: Ti e ke mendjen tek ballkoni
Vokshi: Ta dërgoi Rama pyetjen? Zoti Ndreca qetësohu, do t’ju përjashtoj nga komisioni, nuk kërcënoni dot juve, çfarë thua, keni monopolizuar komisionin.
Mziu: Je në konflikt interesi
Ndreca: Merrni masa dhe për mua
Vokshi: Mos u intimido
Ndreca: Albana, të lutem, Albana. Sa kam parë si puna jote
Mziu: Ke bërë shumë
Ndreca: Ju merreni me kërcënime idiote
Vokshi: E keni humbur toruan fare.
Top Channel