Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Pas vendosjes së fatit të vulës së Partisë Demokratike, zgjedhjet janë më pak se një vit larg, por çfarë ka ndërmend të bëjë Sali Berisha, a do të jetë ai kandidati i opozitës për kryeministër?
Në analizën e saj në hyrje të emisionit të Top Story, moderatorja Grida Duma u shpreh se gjërat tashmë rrotullohen drejt Berishës.
“Nuk është aspak pyetje 1 milion dollarëshe se çfarë ka ndërmend të bëjë Sali Berisha. Se çfarë ka ndërmend të bëjë, të gjithë të tijët e brohorasin aq sa do duhet që Berisha do thojë këtë radhë po ma kërkojnë me zor. Është krejtësisht një lloj batute për të riparë pamjen e estalbishmentit politik shqiptar.
Gjërat rrotullohen drejt dhe prej Berishës kështu është dhënë perceptimi që kur diskutonim për vulën që kemi thënë në Top Story, i takonte maxhorancës që guidohet dhe udhëhiqet nga Sali Berishën. Ky është emri që vijon në PD të riciklohet pavarësisht cikloneve ndërkombëtare e kombëtare, e të tjera me radhë.
Çfarë do të ndodhë me opozitën shqiptare, Lulzim Basha ka ndërruar mendje dhe thotë që do të shkojë më tej sa i përket proceseve gjyqësore”-u shpreh Grida Duma.
Top Channel