Janë publikuar pamjet kur një vajzë ka shkuar në spital për të takuar babanë e saj i cili u rrah, u torturua dhe u poshtërua në burgjet izraelite.
Babai palestinez sapo u lirua nga burgu pasi kaloi 8 muaj duke u keqtrajtuar nga izraelitët.
Edhe pse babai ishte i shtrirë në shtratin e spitalit në gjendje aspak të mirë shëndetësore, vajza i shkoi pranë dhe mes lotëve dhe të bërtiturave e përqafonte dhe e puthte nga malli që kishte për të.
Sipas deklaratës që babai dha, ai është një nga 35 palestinezët e liruar përmes pikës së kontrollit “Zikimi” në perëndim të Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës.
“Ne nuk mund të flinim fare, nuk kishte banjë, nuk kishte ushqim dhe ujë”, thotë palestinezi i shtrirë në një shtrat spitali pasi u ribashkua me vajzën e tij.
Top Channel