Tentoi të kalonte me dokumente të falsifikuara italiane në kufirin e Shqipërisë, procedohet penalisht nigeriani
12/06/2024 16:18
Një shtetas nigerian është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte në kufirin e Shqipërisë me dokumente të falsifikuara italiane.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.
32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.
Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel