Sali Berisha, një ditë pasi Apeli i dha vulën dhe logon e PD, i ka bërë thirrje deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën që të kthehen në partinë e tij.
“Ndaj dhe të nderuar kryetarë të partive opozitare, për të qenë të tillë sot, duhet të jemi të bashkuar, duhet të jemi në betejë. Në qoftë se duam të rrëzojmë Edi Ramën, urdhëroni! Përndryshe në një mënyrë ose në tjetër, ai ndihmohet. Unë u dëgjoj me respekt tek flisni për zgjedhjet. Tek shpallni me të drejtë ambiciet elektorale.
Por në qoftë se ju besoni se mund të numërohen votat, mashtroni veten dhe zgjedhësit. Hajde të rrëzojmë Edi Ramën, të bëjmë zgjedhje të lira. Beteja vendimtare është përpara.
Ndaj dhe përsëri ftesa ime është të bashkohemi. Të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe, e cila me shpopullimin që i bën, nuk është regjistruar kurrë në histori”, deklaroi Berisha.
Top Channel