Një ditë pas vendimit të Apelit për ti kthyer vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një tjetër lëvizje në funksion të aksionit të tij për të ndërkombëtarizuar çështjen e arrestit shtëpiak.
Berisha ka njoftuar hedhjen në treg për shitje, përmes platformës Amazon, të një libri i cili përmbledhje zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie.
Statusi i Berishës:
Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqipërisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj.
Top Channel