Maxhoranca nuk arrin dot 84 votat, shtyhet sërish miratimi i rritjes së pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses

12/06/2024 16:52

Votimi për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u shty me kërkesë të Partisë Socialiste.

Kërkesa në Kuvend u parashtrua nga kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi. Votimi për pr/ligji “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni, është shtyrë për të disatën herë.

Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

Projektligji parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë.

Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA