Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit.

Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA