Durrësi, vizitohet nga turistë të shumtë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës është i përqendruar fluksi më i lartë i pushuesve.
Pavarësisht specifikave të tij dhe numrit të lartë të turistëve, prej vitesh ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det. Kjo sjell ndotje masive dhe panoramë aspak tërheqëse për turistët.
Midis zonës së Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës është kanali i ujërave të zeza, i cili derdhet në det. Fare pranë tij janë të vendosura çadrat dhe shezlongët për pushuesit. Ky është një ndër kanalet e cila prej vitesh vijon të qëndrojë aty.Askush nuk ka marrë masa për ta mbyllur, pastruar apo filtruar ujërat.
Një kanal tjetër është i vendosur në Golem, një zonë e populluar me biznese të shumta dhe pushues gjatë sezonit. Ndotja që shkaktojnë ujrat ezeza përbën rrezik për banorët dhe pushuesit pasi mund të kthehen në burime infeksioni në lëkurë.
Ngjitur me këtë kanal janë të vendosura çadrat e bizneseve dhe priten pushuesit, me të njëjtën problematikë e cila nuk gjen zgjidhje prej vitesh.
Edhe tek sheshi Taulantia janë të dukshme tubacionet e ujërave të zeza të cilat derdhen në det. Situata mbetet e njëjtë pavarësisht se çdo çelje të sezonit tëplazhit flitet për të njëjtat problematika.
Kanale ka edhe në brendësi të qytetit, ku grumbullohen ujërat e zeza që kalojnë mes për mes shtëpive të banuara, duke rrezikuar shëndetin e popullatës. Të gjitha kanalet derdhen në det.
Top Channel