Inside Story/ Saranda e bllokuar, pse punimet në infrastrukturë nuk u mbyllën para sezonit veror?

12/06/2024 21:39

Pas Himarës, do të spostohemi në Sarandë, një tjetër zonë e rëndësishme në bregdetin shqiptar. Në këtë nisje sezoni, në rrugë dëgjon të flitet anglisht më shumë se në gjuhën shqipe.

Njëjtë si në Himarë, edhe këtu konstatojmë kaos për shkak të disa ndërhyrjeve infrastrukturore. Edhe aty, disa rrugë ishin të bllokuara. Kjo e bën të vështirë lëvizjen me automjete dhe shkakton trafik dhe kaos. Një paradoks që e gjejmë nga Veriu në Jug, pikërisht në nisje të sezonit.

‘Territori jashtë kontrolli, matrapiku ndërtim. Satelitet çfarë bëjnë kush e ndërton”- u shpreh Kliton Gërxhani, Shoqata e Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

Në Sarandë, ndërhyrje po kryhen edhe në lulishten e qytetit. Punonjësit e bashkisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punimet.Nga ana tjetër në qytete po kryhen edhe punime në sektorin e ndërtimit të cilat shqetësojnë pushuesit.

‘Ndërtimet nuk janë ndërprerë asnjëherë ndërhyrjet e bashkisë shembull Saranda’ u shpreh Flora Xhemani, eksperte turizmi
Në dalje të Sarandës, rrugës për në Ksamil, shikohet një bum ndërtimesh të cilat vijojnë me ritme të shpejta. Kantiere të ndryshme po vijojnë punën pavarësisht sezonit të plazhit apo urdhrit për të ndërprerë punimet, lëshuar nga ministria e Turizmit. Në fakt, kjo masë e ndërmarrë, duket se është kërkesë e biznesit pas problematikave të shumta dhe largimit të pushuesve, të cilat përkthehen në përshtypje të këqija në rrjetet sociale dhe prishje imazhi.

‘Kemi rënë dakord ta heqim këtë barrë, nuk do të ketë ndërtime nga qershori në shtator’ u shpreh Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

Ekspertët ngrenë si problematikë kryesore infrastrukturën rrugore e cila shkakton trafik të rënduar dhe vonesë të mbërritjes së turistëve në destinacionet ku kanë rezervuar.

‘Ka problematika të reja dhe problematika të mbartura, kryesore mbeten problemet me infrastrukturën. Komani, është një nga ato destinacione që ka një infrastrukturë mieralbe, është turp. Infrastruktura mbetet në memorien e tyre, ata thonë ishte shumë bukur, Tajlanda e Shqipërisë por rruga është skandaloze duhet të ecësh 6 orë’ u shpreh, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA